0.6 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

FSK përgatitë personelin ushtarak për kujdes urgjent në fushëbetejë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar kursin “Combat Life Saver “, e cila ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë, bazuar në standardet e NATO-s.

Kursi i realizuar në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës, sipas FSK-së synim rritjen e mbijetesës së të plagosurve.

“Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor”, thotë FSK-ja.

TË FUNDIT

TË FUNDIT