5.1 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Pushteti aktual në Mitrovicë të Veriut shfuqizon vendimin për emërimin e 87 rrugëve me emra shqip

Vendimi për emërtimin e 87 rrugëve në Mitrovicë të Veriut i marrë nga ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin edhe miratuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u shfuqizua sot, më 30.01.2026 nga legjislativi aktual.

Një kërkesë të tillë e bëri, Ivan Zaporozhac nga Lista Serbe i cili potencoi se ka pasur shkelje të procedurave ligjore dhe siç pretendon ai, askush nga komuniteti serb nuk është pyetur lidhur me këtë, shkruan Kallxo.

“Nuk është konsultuar komuniteti serb, si komunitet shumicë, nuk ka pasur debate publike. Në seancën e 41-të është miratuar vendimi për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, në të cilin kanë qenë pesë shqiptarë. Në vendim përmenden katër shqiptarë dhe një serb (Dushan Milunoviq), i cili ka deklaruar publikisht se nuk është anëtar i komisionit. Vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve është marrë në një kohë kur zgjedhjet tashmë ishin shpallur”– tha ai.

Se vendimi ishte marrë pa konsultime e tha edhe Marko Jaksiq asamblist nga iniciativa qytetare “Veriu për të gjithë”.

Jaksiq gjithashtu kërkoi që procedura të bëhet me kujdes që të shmanget refuzimi i vendimit nga Ministria.

“Nuk jam kundër që rruga në Lagje të Boshnjakëve të emërtohet si ‘Isa Boletini’, por ideja është që të punojmë në të mirë të të gjitha komuniteteve. Asamblistët duhet të kenë më shumë informacion. Kam frikën që ministria do të ndryshojë diçka lidhur me emërtimin prandaj duhet të kemi kujdes”- potencoi ai.

Ndërsa asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës, Emir Azemi tha se kjo temë është e ndjeshme duke potencuar se duhet të merret parasysh aspekti historik.

“E kam parasysh atë që po thoni, se një rrugë ku ka serbë është e vështirë të emërtohet me një emër të një personaliteti të shquar shqiptar, por të njëjtin problem e kemi pasur edhe ne shqiptarët. Në rrugën ku unë banoj janë 23 shqiptarë të vrarë, në mesin e tyre edhe vëllai im, rruga është thirrë “Nemaninja” ose Knjazh Millosh – tha Azemi.

Ndryshe në mbledhjen e Kuvendit Komunal të së premtes (30.01.2026) u betuan solemnisht asamblistët, u miratua formimimi i komitetit për komunitete poashtu u miratua vendimi për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës./Kallxo

TË FUNDIT

TË FUNDIT