4.9 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

“Marre Turp Padrejtësi”, Zeqaj: Policia e Kosovës pa pagesë për orët shtesë në dhjetor dhe janar

Gazetari Florent Zeqaj ka reaguar ashpër lidhur me mos pagesën e orëve shtesë për zyrtarët e Policisë së Kosovës gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Sipas tij, policëve nuk u janë kompensuar orët shtesë të punës për këta dy muaj. Ai thekson se një zyrtar policor, i cili ka punuar rreth 180 orë jashtë orarit gjatë muajit dhjetor, është paguar vetëm për 32 orë, ndërsa pjesa tjetër nuk është kompensuar fare.

Ndërkohë, për muajin janar, sipas Zeqajt, nuk është paguar asnjë orë shtesë.

Zeqaj bën të ditur se një orë shtesë e punës për një polic paguhet 4.50 euro, duke ngritur shqetësimin se shteti po ua mohon të drejtën atyre që kujdesen për rendin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Ai vë në pikëpyetje mënyrën se si kërkohet disiplinë, sakrificë dhe përkushtim nga policët, në një kohë kur, sipas tij, institucionet po dështojnë t’i kompensojnë për punën dhe angazhimin e tyre.

Reagimi është shoqëruar edhe me thirrjen #MePolicinëeKosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT