5.7 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Hoti: Tallja me qytetarët po vazhdon, 2 projekte madhore për prodhim të energjisë u anuluan

Avdullah Hoti nga LDK ka reaguar pasi u paralajmërua rritja e energjisë elektrike për mbi 21%.

“4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike. 2 projekte madhore për prodhim të energjisë u anuluan: Kosova e Re dhe projekti i gazit”, shkroi Hoti.

Hoti tha se tallja me qytetarët po vazhdon.

“Dhe tallja me qytetarët vazhdon – se nuk kanë ditur sa kanë paguar për energji, se po i mbajnë shtëpitë shumë të nxehta e kështu me radhë. Mijëra familje blejnë dru me çmim dyfish më të shtrenjtë, sepse nuk mund të instalojnë ngrohjen me energji elektrike. Bilanci i qeverisjes është ky: fatura më të larta, standard më i ulët jetese, zero llogaridhënie”, tha Hoti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT