-4.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Ymeri për reduktimet: As importi s’po mjafton, shteti s’mbahet me mesazhe prej zyrës së partisë

Janina Ymeri komentoi mungesën e energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës gjatë ditës së sotme, duke thënë se tash as importi nuk po mjafton për t’i mbuluar kërkesat për rrymë, shkruan Gazeta Metro.

Ekspertja e energjisë tha se edhe në këto orë ka mjaft shumë import të rrymës nga jashtë Kosovës, por kjo s’mjafton as për kryeqytetin, se lëre më për pjesët tjera të vendit.

Jo se nuk ka import në këtë orë, ka import, mbi 400 MW/h* por nuk është e mjaftueshme, bile as për kryeqytetin e Kosovës.

Më tej, ajo e thumboi Vetëvendosjen për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke ia përmendur mesazhet në WhatsApp se si merreshin vesh kur të ndalet rryma e kur jo.

”Eh pra, po shihet që nuk mund të mbahet shteti me mesazhe nga zyra e partisë”, tha në fund Ymeri./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT