Albin Kurti që në ditën e parë si kryeministër ka bërë homazhe në Prekaz.
Ai me këtë rast tha se liria që gëzojmë dhe shteti i Kosovës i ka rrënjët të flijimi i familjes Jashari.
“Kjo liri që gëzojmë ne sot dhe ky shtet që e kemi i ka rrënjën në sakrificën e heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit e mbi të gjitha te flijimi i Jasharajve. Në këtë vend 59 anëtarë të familjes së gjërë të Jasharajve dhanë jetën e tyre në atë që e njohim si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në krye me komandatin Adem Jashari”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai ka falënderuar për mikëpritjen , Bekim Jasharin.
“Unë e falënderoj për mikëpritjen djalin e Hamzë Jasharit dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari dhe prej këtu do të vazhdoj në Mitrovicë. Prekazi është vendi i parë që vizitoj si kryeministër i Republikës së Kosovës pasi dola nga Prishtina, nga kryeqyteti i vendit tonë”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.