Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun nën dyshimet për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme.
Insajderi ka mësuar nga burime se ndalimi i tij lidhet me ofrimin e terapive të paautorizuara për disa familje, ku ai dyshohet se ka pretenduar shërimin e fëmijëve me autizëm.
Sipas dyshimeve, Sllamniku ka rekomanduar përdorimin e barnave që janë të ndaluara për përdorim te njerëzit, duke përfshirë substanca të destinuara për trajtimin e kafshëve.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa hetimet po vazhdojnë.





