Xhavit Haliti, nga Partia Demokratike e Kosovës, është deklaruar lidhur me procesin e rinumërimit të votat gjatë të cilit janë shfaqur mospërputhje të shumta të votave mes kandidatëve brenda partive politike.
Haliti ka thënë se ‘’të gjithë e dinë se votat vidhen kapak’’ dhe se kjo gjë ‘’nuk është naj sekret’’.
‘‘Mbajtja në mend e 10 vetave që ti don me i votu është e pamundshme, dhe me marr naj letër me vete me të zënë ata komisionerët, vëzhguesit të nxjerrin telashe, të bëjnë padi, me të ndihmu dikush prapë nuk i lejojnë, prandaj duhet votuesi duhet me u përcaktu për një kandidat. Çështja më e vështirë për tu diskutu është se pas zgjedhjeve, gjitha partitë brenda për brenda ka përplasje. Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, të gjithë e dinë, nuk është naj sekret. Dhe të gjithë dyshojnë kolegu i tij, që ose se ka mbështet sa duhet ose ka ardh në zonën e tij ku është ai dhe ka korroptu dikë për më i dhënë votat”, ka thënë Haliti në KTV.






