-0.9 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Dhunë në familje në Mitrovicë: Gruaja raporton presion nga burri dhe familja e tij, kërkon urdhër mbrojtës – dërgohet në strehimore

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Mitrovicë të Veriut, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke deklaruar se po përballet me presion të vazhdueshëm nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Burime të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin, bëjnë me dije se më 18 janar 2026, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është paraqitur viktima E. H rreth 32 vjeç, e cila është intervistuar nga zyrtarët policorë të sektorit për dhunë në familje.

Sipas deklarimit të saj, ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin M. H rreth 34 vjeç dhe prej një kohe të gjatë, siç ka thënë, është nën presion të vazhdueshëm nga ai dhe prindërit e tij.

Viktima ka deklaruar se më herët ka pasur edhe dhunë fizike, ndërsa ditën e sotme, sipas saj, ka përjetuar fyerje dhe ofendime, gjë që e ka bërë të ndjehet e pasigurt dhe e paaftë për ta vazhduar jetën në atë ambient.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar të largohet nga shtëpia dhe të vendoset në një vend të sigurt.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dhunë në Familje”.

Po ashtu, në rast është kyçur edhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, i cili i është lëshuar nga koordinatorja e dhunës në familje.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT