1.7 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Kelmendi për deputetët: Kur e vjedhin njëri-tjetrin, çka pritet prej tyre në institucione

Gazetari dhe opinionisti Adriatik Kelmendi pati një reagim të ashpër ndaj raportimeve për manipulimin e votave të kandidatëve, duke kërkuar një masë drastike, atë të rikthimit urgjent te sistemi me lista të mbyllura.

Në një reagim, Kelmendi vlerëson se zhvillimet e fundit po dëshmojnë se një pjesë e klasës politike në Kosovë nuk ka arritur ende pjekurinë e duhur demokratike për të respektuar garën e hapur.

”Një pjesë e kësaj klase politike po shihet qartë që nuk janë të përgatitur për demokraci dhe rregulla fer. Kur e vjedhin njëri-tjetrin, çka të pritet prej tyre në institucione!”, shkroi ai.

Kelmendi propozoi që, derisa të krijohet një vetëdije e re politike – “deri sa të mbushen mend” – gara për renditje të bëhet brenda strukturave partiake përmes listave të mbyllura, në mënyrë që të shmanget deformimi i vullnetit qytetar në qendrat e numërimit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT