Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Fushë Kosovë, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë para.
Rasti ka ndodhur më 16.01.2026 rreth orës 01:00, në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ku viktima, A. P, ka deklaruar se djali i tij i mitur, A.P, ka kërkuar para nga ai, por pasi nuk i janë dhënë, ka reaguar me sjellje agresive.
Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur një herë me grusht, e më pas është larguar nga shtëpia.
Viktima ka thënë se nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor, si dhe nuk ka kërkuar strehim, pasi do të kthehet në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, i dyshuari e ka pranuar veprimin, duke deklaruar se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.
I mituri është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale, avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurores për të mitur është ndaluar për 24 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj.






