Komentatori politik, Azdren Shala, tha se LVV do ta propozojë Bekim Jasharin për postin e presidentit.
Ai në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, tha se ai ka informacione që VV do të propozojë Bekim Jasharin për president.
“Nuk po dua me bë hamendësime, por një lajm që e kam, nuk e di sa është i saktë, burimi është i besueshëm, kërkoj ndjesë nëse ai nuk ka qejf me e përmend ose reagon, Bekim Jashari. Informacionet e mia thonë që Bekim Jashari ka me qenë kandidati nga Vetëvendosja i propozuar për president të Kosovës”, tha Shala.






