1.4 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

Digjet një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se një person humbi jetën brenda saj

Një shtëpi është përfshirë nga flakët gjatë orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, duke shkaktuar pasoja fatale.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije se brenda shtëpisë që po digjej dyshohet se është gjetur një person, i cili, si pasojë e djegieve dhe thithjes së tymit, ka humbur jetën.

Rrethanat se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit mbeten ende të panjohura.

Lidhur me rastin, Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri më tani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT