1.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Kampionia regjistron fitoren e gjashtë rresht

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka regjistruar fitoren e gjashtë rresht në elitën e basketbollit kosovar.

Trepça të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, e mposhti edhe GO+ Pejën me rezultatin 98:61, në derbin e xhiros së 15-të.

Me fitore, Trepça shkëputet në tabelë, duke e regjistruar fitoren e 12-të në total. I ka edhe tri humbje.

Ndërkohë, GO+ Peja e pësoi disfatën e shtatë, teksa i ka edhe tetë fitore. Për skuadrën pejane ishte disfata e tretë rresht.

Batin Tuna ishte më i miri në fitore me 21 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Me dyshifror të dyfishtë kontribuoi Mustapha Amzil, që pati 20 pikë, dhjetë kërcime e dy asistime.

Kenneth Hasbrouck i shënoi 17 pikë, shtatë asistime e dy kërcime, ndërsa Mikaile Tmushiq i pati nëntë pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Statistikat më të mira te GO+ Peja i pati Alan Herndon me 11 pikë, 12 kërcime e një asistim./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT