Gazetari mitrovicas, Muharrem Vojvoda, i është drejtuar kryeministrit në detyrë dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurti, në lidhje me të drejtat e policëve, shkruan Mitrovica SOT
Ai tha se Ligji i Punës nuk po zbatohet për ta pasi nuk po u paguhet kompansimi për punën gjatë ditëve të fundjavës.
“Është e papranueshme që zbatimi i një të drejte ligjore dhe kushtetuese të bëhet me padi gjyqësore të përsëritura. Shteti nuk duhet të sillet si palë që shmang obligimet e veta, por si garantues i ligjit dhe shtetit të së drejtës”, shkroi ai ndër tjerash.






