1.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Gjeneral Jashari pasi u njoftua me “Black Hawk” në Ajova: I nevojiten shumë FSK-së

Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i FSK-së (KOMFSK), Bashkim Jashari, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.

Me këtë rast, siç njofton FSK, gjeneral Jashari pati mundësi të shohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit “Black Hawk”.

Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi KOMFSK dhe delegacionin e tij në lidhje me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Stephen Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate”, u tha në njoftimin e FSK-së.

Në përfundim, Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falënderoi stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, “si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT