1.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Nushi: Albin Kurti nuk toleron të bëhet President dikush që i bën ‘karshillëk’!

Edhe pak muaj na ndajnë nga koha kur pritet të zgjedhet Presidenti i ri i vendit.

Në lidhje me këtë çështje dhe tema të tjera të aktualitetit politik ka folur për “Gazeta Blic”, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Nushi tha se Kurti nuk toleron të bëhet President dikush që i bën ‘karshillëk’.

Ndërsa sa i përket opozitës tha se janë ndjerë të ‘shantazhuar’ nga Kurti, dhe se kur ata i kishin numrat nuk arritën të bëhen bashkë.

“Kurti nuk toleron me ba President dikë që i bën ‘karshillëk’, besoj që Vjosa Osmani e ka kuptu këtë gjë dhe jo rastësisht e pamë në muajt e fundit u fut komplet nën ‘sqetullën’ e Kurtit duke ia bë asistentin në çdo veprim të tij politik që të ketë mundësi t’a siguroj edhe një mandat. Unë besoj se këtë nivel përulësie që e ka pas Vjosa ka rrezik që mos me e marr Presidentin duke e pa që je një person që vetëm për interesin dhe pozitën tënde bën kësi lëshime. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, besoj se çfarëdo që vjen prej pushtetit ka me qenë problematike sepse me këtë fuqi elektorale të numrave në Kuvend, Kurti, ka me arrit me diktu shumçka duke e pa këtu që edhe opozita po ndihen pak të shantazhuar deri tash. Shpresoj se kjo ndërron, nuk kam shumë shpresë, por t’ia lëmë kohës sepse nën këtë shantazh kur u bë shkurti me 42% Kurti dhe numrat ishin nga opozita ata nuk arritën me u bashku sepse thonin…’Kurti ka me na godit dhe thotë se ju u bëtë krejt bashkë dhe sërish ka me i marr 50%’.Këta janë duke e shantazhuar veten përmes asaj që mund t’iu thoshte Kurti. Tani ai (Kurti) mund t’i shantazhoj me zgjedhje, e këta s’janë të gatshëm me u fut në një cikël zgjedhor ku ndoshta edhe humbin me shumë se ç’kanë humbë mirëpo që mund të sjellin diçka të re si diskurs” tha Nushi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT