2.5 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin, që atëherë u bëmë miq edhe më të mirë

Ish-ambasadori Wiliam Walker, ka rrëfyer në një emision të televizonit 7 se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë se ‘asnjëherë nuk ishte zemëruar me kritikat që ky i fundit ia bënte’.

Ëalker thotë se që prej atëherë, ‘u trash miqësia mes tij dhe Thaçit’.

“Deri vonë isha kritik me Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dëgjoja storie korrupsioni jo kundër tij por ndaj disa ministrave dhe isha kritik.

Mendoja se po bëheshin shumë lëshime ndaj kërkesave të ShBA-së dhe BE-së.

Kur erdha këtu rreth 10 vite më parë, ai më shpjegoi se nuk ishte i zemëruar me mua dhe kritikat e mia ndaj qeverisë së tij sepse e kuptonte që unë po e bëja për të mirën e Kosovës.

Më pas, ne u bëmë miq më të mirë nga atëherë”, thotë ish-ambasadori.

TË FUNDIT

TË FUNDIT