4.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

AUV: Kafja me origjinë nga Kosova që eksportohet edhe jashtë, e sigurt për përdorim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se të gjitha produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim.

Njoftimi vjen pas analizave laboratorike të kryera.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) para disa ditësh ka njoftuar opinionin se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me praninë e nivelit të lartë të akrilamidës në produktin kafe e bluar, me origjinë nga Kosova, të eksportuar në Republikën e Kroacisë.

Në përputhje me Planin Vjetor të Inspektimit dhe parimin e vlerësimit të riskut, AUV ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë kontrolle dhe analiza laboratorike për të gjitha brendet e kafesë që përpunohen për konsum brenda vendit dhe për eksport nga Republika e Kosovës në vendet tjera.

Sipas standardeve të sigurisë ushqimore, rezultatet e analizave në kafe kanë konfirmuar se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar.

Bazuar në këto rezultate, operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë.

AUV do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT