Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. Deri më tani janë procesuar 18 nga 40 vendvotime, ose 45.00 për qind e tyre.
Sipas rezultateve të publikuara më 2 janar 2026, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prin me 3,155 vota.
Pas tij renditet Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 213 vota, ndërsa Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë 161 vota.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka siguruar 55 vota nga vendvotimet e numëruara deri tani.
Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve.


