Gazetari Florent Zeqiraj, në një intervistë për Euronews Albania, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo sot nuk po flet në rolin e presidentes, por si kërcënuese politike.
Sipas Zeqirajt, Osmani po u dërgon mesazh partive opozitare me një qasje ultimative: ose ta votojnë, ose të përballen me pasoja politike. Ai theksoi se historia politike e presidentes flet vetë, duke përmendur se ajo ka djegur politikisht Fatmir Sejdiun, përdori Isa Mustafen dhe Lumir Abdixhikun, ndërsa përmes këtij procesi LDK-ja përfundoi me 13 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje arriti 49 për qind.
Zeqiraj, i cili njihet edhe si ish-përkrahës i kryeministrit Albin Kurti, theksoi se opozita nuk duhet t’i nënshtrohet presionit politik as të Vjosa Osmanit dhe as të Albin Kurtit, duke shtuar se kjo çështje duhet të mbyllet pa ekuivok.


