-3.2 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Gati 90% e votave të numëruara: Kurti mbi 312 mijë vota, Konjufca 241 mijë – Dhjetëshja më e votuar e Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Tashmë kur janë numëruar 2 mijë e 292 vendotime nga 2 mijë e 557 apo 89,64% të votave nuk ka ndonjë befasi në dhjetëshen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri në kët fazë të numërimit Albin Kurti ka marrë 312 mijë e 928 vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 241 mijë e 849 vota.

E treta në listën e më të votuatve të VV-së është Albulena Haxhiu me 127 mijë e 270 vota.

Pas Haxhiut, vije Hekuran Murati me 126 mijë e 29 vota.

Me 113 mijë e 705 vota vjen Donika Gërvalla. e Pas saj renditet Xhelal Svecla me 101 mijë vota.

Në dhjetshen e më të votuarve janë edhe Hajrulla Çeko me 90 mijë e 442 vota, pas tij Avni Dehari me 83 mijë vota, Mimoza Kusari -Lila me 74 mijë e 824 vota dhe Ejup Maqedonci me 70 mijë e 662 vota.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?

TË FUNDIT

TË FUNDIT