-1.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

A e mbështet Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente? Flet Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me atë nëse e mbështet Vjosa Osmani, për një mandat të dytë si presidente.

Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës u pyet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet Kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të. Pra, duhet të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të dhe pastaj të ecim tutje. Sot është dita e fundit e vitit 2025. Shpejt do ta takohem me presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por ju e keni parasysh, njëherë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes ose presidentit”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT