0.4 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Osmani: 81% e popullit më duan mua si presidente për një tjetër mandat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përpos se synon edhe një mandat në krye të shtetit, tha se shumica dërrmuese e popullit e do atë për mandatin e dytë.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar disa matjeve, Osmani thotë se 81% e qytetarëve e duan edhe një mandat të dytë në krye të presedencës me të.

“Në shumicën dërmuese të matjeve, shihet që diku rreth 81 për qind e qytetarëve të Republikës dëshirojnë një mandat të dytë. Pra, do ta shohim në qoftë se deputetët dëshirojnë materializim të këtij vullneti. Pra, këto janë çështje që do t’i bisedojmë, megjithatë për mua është thjesht një mundësi për t’i shërbyer vendit, dhe në qoftë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e dëshirojnë këtë, atëherë unë do ta vazhdoj mundësinë e shërbimit të vendit në mundësi tjera”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se “ka edhe mundësi të tjera që mund të angazhohem në politikë. Angazhimin politik nuk do ta ndërpres assesi, pavarësisht rezultatit që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, mendoj që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ketë vazhdimësi të punëve të mira, dhe shpresoj shumë që këtë vlerësim ta kenë edhe shumica dërmuese të deputetëve të Kuvendit, por, natyrisht ata e kanë mendimin e tyre të lirë dhe do ta shohim në ditët në vijim se cili do të jetë ai”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT