Burim Ramadani nga AAK-ja tha se ka pasur blerje masive votash nga Qeveria përmes skemës sociale 100 euro para zgjedhjeve të fundvitit.
Në “Pressing” të T7, Ramadani tha se ka luajtur rol edhe kërcënimi i Hekuran Muratit që “nëse nuk bëhet Qeveria nuk do ketë paga në sektorin publik”.
“Jemi ballafaquar me dy elemente, e para ka qenë një blerje masive e votave përmes 100 euroshit dhe kësaj logjike të keqpërdorimit të buxhetit të shtetit”, tha ai.
”Por, edhe një lloj frikësimi që i është bërë që nëse s’na votoni neve s’keni me pasë paga”, u shpreh Ramadani.



