Janë ekzekutuar 100 eurot për pensionistët dhe fëmijët.
Kështu ka njoftuar Ministri në detyrë i Financave.
“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Murati.





