Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare dhe gjendjen e opozitës, të cilën e sheh të dobësuar, por jo të shuar.
Kajtazi thekson se Kurti mund t’i fitojë edhe 70 për qind, por kjo nuk e ndryshon faktin se ai qendron në krye te nje grupi mafioz te energjisë.
“Kjo nuk e ndryshon faktin se ai me vendimet e veta ka vjedh rezervat shteterore. Hajni mbetet hajn”, shkruan ai.
Kajtazi thotë se opozita po kalon një fazë të vështirë dhe se “duket sikur ka shtruar shtratin e vdekjes”, por shton se kjo nuk nënkupton zhdukjen e opozitarizmit.
Sipas tij, nënshtrimi ndaj pushtetit është tipar i frikacakëve, ndërsa dorëzimi i shërben vetëm regjimeve.
“Opozita po duket qe ka shtru shtratin e vdekjes. Por, kjo nuk do te thote se opozitarizmi nuk ekziston. Nenshtrimin ndaj regjimeve e pranojne frikacaket. Dorezimin e duan regjimet. Kurti mund t’i fitoje edhe 70 per qind, por kjo nuk e ndryshon faktin se ai qendron ne krye te nje grupi mafioz te energjise. Kjo nuk e ndryshon faktin se ai me vendimet e veta ka vjedh rezervat shteterore. Hajni mbetet hajn. Historia na meson se regjimet ne fillim konsolidohen ne rruge, pastaj vine ne pushtet me vote. Prandaj, regjimet rrezohen njejte siç vine ne pushtet. Po, duhet kohe. Eshte e veshtire. Por gjithmone eshte e mundur”, thotë më tej ai./Paparaci.com/






