8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Bedri Hamza tregon se a i sigurojë votat për deputet, flet edhe për rezultatin e keq të PDK-së

Ish-Ministri i Financave Bedri Hamza, ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në zgjedhjet parakohshme të mbajtura më 6 tetor, për të zënë ulëse brenda Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” vet Hamza.

“Bazuar në informacionet që kam pranuar unë kam siguruar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Unë nuk e kam pasur frikën për këtë çështje as para dhe as gjatë fushatës”, u shpreh ai.

I pyetur për dobësitë që PDK i ka pasur gjatë kësaj periudhe, që i kanë sjellur rezultatin më të keq që nga themelimi i saj, Hamza u shpreh i rezervuar duke i thënë
“Gazeta Blic” se për këto do të falsin në mbledhje të Kryesisë.

“Shihet së PDK-ja ka pasur një rënie, por për t’i kuptuar dobësitë dhe gjitha të tjerat do të diskutojmë në mbledhjen e Kryesisë. Ne besojmë se deri në certifikim të zgjedhje do të kemi mbi 170 mijë vota në total. Megjithatë në Mitrovicë, aty ku e udhëhiqi degën unë ka pasur një rritje bazuar në rezultatet preliminare, pra jemi partia e pare”, tha ai.

Hamza, refuzoi të deklarohet edhe lidhur me akuzat e bashkëpartikut të tij Blerim Latifi, i cili akuzoi se ka pasur vjedhje votash brenda partisë në rajonin e Drenicës, por bëri thirrje që ky rast të hetohet nga organet e rendit, shkruan GazetaBlic.

“Nuk dua të jap përgjigje për këtë, por nëse ka pasur diçka të tillë duhet të merren masa nga KQZ dhe organet e rendit. Unë kam dëgjuar që ka pasur edhe në partitë tjera të tilla probleme, andaj mbetet që të merren me to organet e rendit”, tha në fund ish-ministri Hamza.

Rezultati preliminar i zgjedhjeve e zhvendosi PDK-në si parti të tretë. Bazuar në rezultatet preliminare, PDK ka marrë në total 169211 vota ose thënë në përqindje 21.25 për qind./Gazeta Blic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT