-1.7 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Kurti pas fitores plebishitare: Ftoj opozitën për bashkëpunim për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryetari i VV-së, njëherit kandidat për Kryeministër, Albin Kurti në konferencën për media ka thënë se në zgjedhjet e sotme fitoi populli i Kosovës dhe Republika.

Ai ka ftuar partitë opozitare për bashkëpunim për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Me 9 shkurt sivjet fitoi VV-ja me partnerët. Me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Repbulika. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit. Tash na presin shumë punë përpara. Rezultati sot na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara”.

“Sa më parë që certifikohen rezultatet aq më shpejtë duhet të formohen institucionet. Në kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret Plani i Rritjes i BE-së, dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë”, tha Kurti.

Kurti theksoi se rezultatet e sotme janë në rrugë për të kaluar edhe ato të 14 shkurtit të vitit 2024.

“Urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit padallim. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të kalojë edhe 14 shkurtin e vitit 2021. Sot ishte një ditë e gjatë përveçse e bukur dhe e rëndësishme”, tha Kryetari i VV-së.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT