Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Laëler, me të cilin ishte takuar në shtator të këtij viti.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë letër, kongresisti Laëler ka thënë se mbështetja për Republikën e Kosovës mbetet e fortë dhe dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Ai ka përmendur miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026.
“Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër, sipas ZKM’së.
“Teksa sezoni festiv po afrohet, ju shpreh urimet e mia më të mira juve dhe familjes suaj. Mezi po pres të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv në vitin e ardhshëm”./Reporteri.net






