Ditën e sotme mbetet mot më i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Temperaturat në trend të rënies nga 3C e 4C, gjatë natës, zbresin në 2C e 3C, e më vonë edhe pranë 0C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s.
Nga dita e premtë po parashihet të mbretëroj mot kryesisht i vranët, me temperatura që zbresin në -3C e 2C. Përgjatë fundjave nuk mungojnë intervale me diell, që po parashihet të jenë më të gjata nga Dukagjini.
Pjesëve të rrafshit të Kosovës, me zhvillime vransirash paraqiten kushte për rrebeshe të dobëta dëbore. Minimalet zbresin në -4C, derisa maksimalet shkojnë 0C e 1C. Do të fryjë erë mesatare veriore e verilindore, 5-10m/s.





