2 C
Mitrovice
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img

Shala i PDK’së optimist: Hamza kryeministër, po i vërejmë pakënaqësitë e qytetarëve

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala, u shpreh i bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

Ish-ministri i Inovacionit tha se kudo që po shkojnë, po i vrejnë pakënaqësitë e këtyre pesë vjetëve të fundit.

“Do të jetë sigurt kryeministër. Qytetarët janë sondazh për shkak se kudo që po shkojmë ne sot, po e vërejmë atë pakënaqësinë që është zhvilluar brenda këtyre pesë viteve dhe mendoj që është duke u bërë njëfarë zhvillimi interesant, për shkak se ne po e ndjejmë me qytetarët komunikimin që po e kemi”, u shpreh Shala.

Shala është i fokusuar në sektorin e inovacionit dhe teknologjisë. Në këtë garë është futur me synimin që të përkthejë ekspertizën e tij në rezultate të nevojshme për Kosovën në epokën e zhvillimit të hatashëm teknologjik.

TË FUNDIT

TË FUNDIT