1.8 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
spot_img

Artan Behrami ndez Shipolin me fjalimin e tij

Dega e PDK-së në Mitrovicë ka mbajtur një tubim me qytetarët e Shipolit në Mitrovicë.

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka treguar një bisedë interesante që e ka zhvilluar me ish-presidentin Hashim Thaçi, ku me theks të veçantë ishte përmendur Shipoli.

“Herën e fundit që e kam takuar presidentin Thaçi, çdo zgjedhje e ka pasur një pyetje: ‘Qysh keni dalë në Shipol?’. Kështu që Shipoli është matësi edhe i fitores së PDK-së, edhe i Bedri Hamzës”, ka theksuar Behrami gjatë fjalës së tij.

Ai në vazhdim ka thënë se në këto zgjedhje duhet të fitojnë, e një nga arsyet është edhe Arian Tahiri, sepse pala tjetër ua ka marrë fitoren nga dora. Kësaj radhe, sipas Behramit, Shipoli dhe Mitrovica nuk do të lejojnë që fitorja t’u merret nga duart.

TË FUNDIT

TË FUNDIT