1 C
Mitrovice
E premte, 19 Dhjetor, 2025
spot_img

Albin Kurti sulmon Bedri Hamzën pasi premtoi rritje pagash: Ndoshta ka ikur prej orës së Ekonomisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, arriti që vetëm për një ditë të mbajë një gjuhë “të butë” karshi kundër-kandidatëve të tij politikë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë, Kurti i është kthyer gjuhës së vjetër.

Me ‘kunja’ drejtuar kreut të PDK-së, Bedri Hamzës, Kurti ngriti dyshime për profesionalizimin e tij në fushën e ekonomisë.

Duke iu referuar programit të Partisë Demokratike të Kosovës për rritjen prej 50 për qind të pagave e zvogëlimit të tatimit, Kurti nënkuptoi se një premtim i tillë praktikisht nuk është i mundur.

Ish-kryeministri i Kosovës shkoi edhe më tij, duke aluduar se mos ndoshta Hamza “ka ikur prej orës mësimore” gjatë lëndës së ekonomisë.

“Të dashur qytetarë, kur dëgjoni dikë duke thënë se do t’i zvogëlojmë tatimet e do t’i rrisim shpenzimet, vetëm mendoni a thua kush i ka dhënë mësim këtij personi. Ose, ndoshta ka ik prej orës, nuk bënë me përjashtu këtë mundësi. Pra, zvogëlojmë tatimet e rrisim shpenzimet. Papërgjegjësia e tillë është e mundshme pikërisht për shkak se e dijn se nuk do të testohen, por shikoni punën tonë e cila flet e jo fjalët e tyre për punën që nuk do të ndodhë”, ka thënë mes të tjerash Kurti.

Ai kritikoi edhe planin e Bedri Hamzës për rritjen prej 50 për qind të pagës si dhe pensioneve, duke thënë se një premtim i tillë nuk është i mundur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT