Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se qeveria e re do të formohet nga partitë ish-opozitare.
Ai ka bërë me dije se preferon një koalicion qeverisës me LDK-në dhe AAK-në.
Në një intervistë për RTV21, Hamza ka thënë se VV-ja duhet të shkoi në opozitë për t`u reformuar.
“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë. Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera”, ka thënë Hamza.





