Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemajli, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë më të mirat që janë mbajtur deri më tani në Kosovë, dhe se kjo parti, si opozitë do të jetë shumë e fuqishme, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka vlerësuar se rinumërimi i qindra vendvotimeve nuk e cenon procesin zgjedhor.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, Xhemajli ka paralajmëruar se PDK’ja do të bëjë opozitë të fuqishme.
Sipas tij, qeveria e re nuk do ta ketë të lehtë përballjen me PDK-në.
Xhemajli ka thënë se propaganda e opozitës, koalicioni PAN dhe qëndrimi i gjatë në qeverisje kanë qenë faktorët që kanë penalizuar PDK’në në zgjedhjet e 6 tetorit.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk janë ndarë keq me vota, pasi që kanë më shumë se në dy palë zgjedhjet e fundit./gazetametro.net