Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka vlerësuar se kritikat e VV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës janë të pamoralshme.
Ai ka bërë me dije se askush në LDK-së nuk është kundër mërgatës.
Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Zemaj ka thënë se lidhjet e LDK-së me mërgatën janë të thella.
“Nuk ka përplasje. Ka një politikë të pamoralshme të VV-së, sepse vazhdimisht përpiqen të trumbetojnë se ka njerëz në subjekte politike që janë kundër mërgatës. Nuk ka njeri në Kosovë që nuk ka një vëlla, motër apo axhë në mërgatë. Por t’i thuash dikujt që lidhjen me mërgatën e ka të hershme që nga ish-presidenti Rugova dhe gjithmonë e ka konsideruar të përhershme, kjo është e pamoralshme dhe polarizon shoqërinë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.





