6.6 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025
spot_img

Mustafa: Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet normal

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka prezantuar në vija të trasha programin e kandidat të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai ka vlerësuar se ky program parasheh rritje të pagës dhe pensioneve.

Në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka postuar një video ku thotë se me Bedri Hamzën PDK-ja do t’i ofrojë qytetarëve një shtet normal.

“Ne kemi premtuar dhe prapë premtojmë, rritje të menjëhershme të pagës në sektorin publik. Rritje reale të pagave, jo improvizim. Jo improvizim, me ta rrit pagën 100 euro me ta hjek shtesën e rrezikshmërisë siç ja u kanë hjek policëve. Do të bëjmë rritje reale të pagës. Te pensionistët, i kanë mbajt prej vitit 2022 kur ka filluar rritja e madhe e çmimeve, me ndihma të njeherëshme, tu i mbajt peng a po na i qet qeveria 100 euro, a s’po na i qet qeveria 100 euro. Do ta rrisim pensionin dhe pensionisti do ta dijë çdo muaj se sa e ka penzionin. Me Bedri Hamzën do t’i ofrojmë qytetarëve një shtet normal”, ka thënë Mustafa.

TË FUNDIT

TË FUNDIT