9.1 C
Mitrovice
E premte, 5 Dhjetor, 2025
spot_img

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lista Serbe do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

PZAP ka pranuar ankesën dhe ka rrëzuar vendimin e KQZ-së.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, ÇERTIFIKOHEТ subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT