Në Abu Dhabi, është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e trajnimit dy-mujor ushtarak me pjesëmarrje ndërkombëtare, organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School”.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ambasadorë e diplomatë të shumtë, si dhe përfaqësues ushtarakë nga vende të ndryshme.
Republika e Kosovës u përfaqësua nga tre oficere të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa Nëntogerja Lirijona Bajraktari u vlerësua me vendin e parë në këtë trajnim prestigjioz.
Shkolla Ushtarake “Khawla Military School” vepron nën patronazhin e Lartmadhërisë së Saj Sheikha Fatima bint Mubarak, e njohur si “Nëna e Kombit” në Emiratet e Bashkuara Arabe.






