Të enjten pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurta me diell. Herë pas here do të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit, si dhe vonë pasdite e në mbrëmje, kur reshjet pritet të jenë pak më të intensifikuara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /MeteoKosova/





