1.9 C
Mitrovice
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img

Standardet e dyfishta të Krasniqit të VV-së: Para një muaji certifikoi fitoren e Listës Serbe, sot kundërshton pjesëmarrjen e saj në zgjedhje

Edhe një herë tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në mbledhjen e së martës, dy anëtarët e LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi votuan kundër certifikimit të partisë serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Unë jam kundër certifikimit të Listës Srpska”, tha Sami Kurteshi gjatë mbledhjes, qëndrim ky që u mbështet nga Alban Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi derisa kundërshton pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, më 3 nëntor të këtij viti, pa asnjë kundërshtim kishte votuar pro certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve lokale në komunat ku fitoi Lista Serbe.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ai kishte votuar edhe pro shpalljes së rezultateve përfundimtare për kuvendet komunale e madje nuk kishte marrë asnjëherë fjalën.

Kjo nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje kundërshton certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sa herë që nuk ka pasur vota të mjaftueshme për certifikim, partia serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, institucion ky që e ka urdhëruar pastaj KQZ-në ta certifikojë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT