-1.6 C
Mitrovice
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img

KFOR vazhdon patrullimin në veri të Kosovës ditë e natë

Përkundër pretendimeve nga njëra palë se gjendja në veri është nën kontroll dhe e mirë, misioni i NATO-s në Kosovë vazhdon të ruajë sigurinë e brishtë në këtë pjesë të vendit për çdo ditë.

KFOR njofton se ushtarët e misionit, nën udhëheqjen e NATO-s, do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditë e natë, duke siguruar një prani të qëndrueshme dhe të qetë si në veriun e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë zonën e përgjegjësisë.

“Personeli i KFOR-it mbetet i vëmendshëm, duke ruajtur vetëdijen për situatën dhe duke nxitur stabilitetin në të gjithë rajonin. Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT