2.5 C
Mitrovice
E premte, 28 Nëntor, 2025
spot_img

Bedri Hamza në Washington, në funksion të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, të premten ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim në Washington me Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Europën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, përcjell Gazeta Metro.

Hamza tha se këto takime janë bërë në kuadër të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane, ndërsa theksoi se ka diskutuar për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend.

“Në funksion të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane, sot në Washington zhvillova një takim me Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për zhvillimet politike dhe ekonomike, si dhe për nevojën që institucionet e Kosovës të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe në një agjendë të qartë zhvillimi”, tha Hamza.

Tutje ai bëri të ditur se për atë dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë.

“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha ndër të tjera i pari i PDK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT