Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamati, ka treguar agjendën antishtetërorë të VV-së. Duke numëruar disa veprime të qeverisë Kurti, ai ka thënë se ato e kanë dëmtuar rëndë Republikën e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më 28 dhjetori Kurti duhet të jap llogari për këto dëme.
“Nga qershori i vitit 2023, për shkak të politikave të Qeverisë Kurti, Bashkimi Evropian i vendosi Kosovës sanksione ekonomike që ende janë në fuqi. Më 28 dhjetor 2025 do të bëhen dy vjet e gjysmë prej kur u vendosën. Fonde prej 600-700 milionë eurosh na janë pezulluar nga BE-ja për këtë arsye. Kanë pësuar qytetarët e Kosovës, jo demagogu Albin Kurti me lakejtë e vet. Kjo është agjenda shtetërore e VV-së me të cilën do ta kërkojnë votën më 28 dhjetor. Këtë agjendë, që të gjithë të tjerët e shohin si anti-shtetërore, nuk ua merr kush”, ka shkruar ai.





