2.4 C
Mitrovice
E premte, 28 Nëntor, 2025
spot_img

Kajtazi irritohet: Si me folë Vuçiqi, qysh bre Kombëtares së Kosovës, Kurti i thotë “klub futbollistik”?

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll e cila arriti për herë të parë në histori ta prekë fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ia huqi gjatë kësaj mbledhjeje pasi e quajti kombëtaren vetëm si “klub futbollistik”.

Duke komentuar këtë deklaratë të tij, analisti Vehbi Kajtazi tha se është i tmerrruar se me çfarë gjuhet flet Kurti për “Dardanët”.

“Më ka bërë përshtypje një ndarje buxhetore që Qeveria në detyrë e bëri për Kombëtaren e Kosovës. Jam absolutisht i tmerruar, i irrituar se me çfarë gjuhe flet Albin Kurti që mban pozitën e kryeministrit, Hekuran Murati për Kombëtaren e Kosovës, njëri thotë klubi futbollistit Kosova, tjetri thotë përfaqësuesja e Kosovës, nuk e di a është duke folur Vuçiqi, a një ministër i Sportit i Serbisë”.

“Kjo është e vazhdueshme, kjo është gjuhë e kultivuar prej tyre”, shtoi ai në Klan Kosova

TË FUNDIT

TË FUNDIT