Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës po vazhdojnë të mbesin pa paga.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi, tha se situata është e padurueshme.
“Tash nuk kemi Kuvend, më herët e kishim Kuvendin të themeluar për komisionin për buxhet dhe transfere dhe thirrjen e bënim për të gjithë ndërkaq tash nuk kemi Kuvend është shpërbërë ashtu siç e dini. Thirrjen ia drejtojmë kryeministrit Kurti që ta bëj zgjidhjen, ka mundësi dhe ka zgjidhje ligjore”, u shpreh Bimbashi.
“Janë gjetur para për KQZ-në dhe për institucione tjera, le të gjenden edhe për RTK-në”, shtoi ai.
Punëtorët shprehen se protestat do të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje konkrete për çështjen e pagave.


