9.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
spot_img

Fatmir Limaj: S’ka koalicion me PDK-në, jemi në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje

Në medie sot u raportua se NISMA Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Megjithatë, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj në një prononcim të shkurtër për Front Online i ka mohuar kategorikisht këto raportime.

I pyetur rreth mundësisë për një koalicion me PDK-në, Limaj theksoi se “jo, nuk ka ndodhur asnjë takim” mes dy partive dhe se pretendimet për dakordim janë të pavërteta.

Limaj për Front Online tha se janë në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje.

‘’Siç e keni pa, jemi në kontakt me LDK-në’’, tha Fatmir Limaj për Front Online.

TË FUNDIT

TË FUNDIT