Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka treguar pse Albin Kurti e preferon koalicionin me PDK-në dhe jo me LDK-në.
Ai ka bërë me dije se Kurti nuk e preferon koalicionin me PDK-së sepse frikësohet nga strukturat e kësaj partie.
Në emisionin “Konfront” në KTV, Murati ka deklaruar se i pari i VV-së e preferon koalicionin me LDK-në për disa arsyeje.
“Unë vazhdoj të mos shoh ende një gjasë për të pasur një koalicion LVV-PDK sepse në këtë rast Vetëvendosje do të preferonte me LDK-në. Thjesht mendon edhe ta gëlltisë në një farë forme ashtu siç e gëlltiti në atë periudhën e pandemisë. Natyrisht edhe me gabimet që u bënë kur ra qeveria në atë kohë. Për aq sa deri tash ka bërë poteza Kurti, ai e sheh këtë lojën me PDK-në pak më të vështirë sepse më vështirë dëmtohet a ‘bluhet’”, ka deklaruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ata madje frikësohen se PDK-ja mund të dominoj në koalicion sepse kanë strukturat e tyre që kanë mbetur në administratë, në gjyqësor e që nuk mund të kontrollohen. Kurti mund të na dërgoj edhe disa herë në zgjedhje me përpjekjen e tij që të dalë mbi 50% e të qeverisë vet. Mund të kemi edhe qeveri teknike pas kësaj, varësisht nga rezultati”, ka thënë Murati.






