6.6 C
Mitrovice
E martë, 25 Nëntor, 2025
spot_img

Diasporës do t’i dërgohen fletëvotimet fizikisht, Gjoshi: Lajm i mirë, VV-ja deshi që procesi të manipulohet lehtë përmes e-mailave

Në mbledhjen e KQZ-së sot u vendos që diasporës që regjistrohet për të votuar përmes postës, t’iu dërgohen fletëvotimet në adresë të vendbanimit të tyre, të cilin e deklarojnë gjatë regjistrimit.

Gjashtë vota ishin për, ndërsa VV-ja votoi kundër. Për këtë ka reaguar sekretari për çështje organizative i PDK-së, Betim Gjoshi.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe se “mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshtën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me e-maila që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë”.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë nga KQZ për integritetin e votimit të mërgatës.

Bashkëatdhetarëve që do të regjistrohen për votim përmes postës do t’iu dërgohen fletëvotimet origjinale në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Mjeshtrit e manipulimeve nga Vetëvendosje deshtën që ky proces të mos ketë integritet, por të manipulohet lehtësisht duke dërguar fletëvotime me e-maila që nuk dihet në adresë të kujt do të shkojnë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT